Me kryesimin e Arbërit, gjenerata themeluese ia dorëzoi udhëheqjen e klubit gjeneratës së re, të rritur në frymën, kulturën dhe shërbimin Rotary.
Arbëri ka studiuar në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe ka vazhduar ngritjen profesionale në shkencat kompjuterike. Përvojë ka fituar në SHBA, në American Councils for International Education në Washington DC dhe në kompani në New Jersey dhe New York. Ka kontribuar në zhvillimin e Health Center of Excellence USA, është bashkëthemelues dhe Drejtor për Zhvillim në Klinikën Digjitale dhe Drejtor Ekzekutiv i Kosovo Digital Association (KDIA). Ai e konsideron punën e tij për Digital Clinic for Ukraine ndër projektet e tij më të rëndësishme.
Gjatë vitit të tij, klubi inauguroi Memorialin 9/11 “Kujtim dhe Miqësi”.
Publikuar fillimisht në Facebook: 27 qershor 2022