Për të përkrahur barazinë gjinore dhe edukimin e vajzave, Rotary Club Peja dhe Rotary Club Stenstorp-Skultorp nga Suedia, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Pejës, fituan një Grant Global nga Fondacioni Rotary për projektin “Gender Equality and Girls Education in Peja, Kosovo”.
Klubi ndau 80 bursa për studente për vitin akademik 2019–2020, si dhe 45 bursa për nxënëse të shkollave të mesme.
Klubi dhe komuna u dakorduan t’u japin përparësi profesioneve deficitare: shkencave kompjuterike, mjekësisë, turizmit dhe industrisë ushqimore, si dhe drejtimeve të tjera me interes për komunën.
Klubi mban lidhje me bursistet. Në një takim ato dëgjuan nga znj. Sarah Olmstead nga Millennium Challenge Corporation, fiziciente dhe ekonomiste aktive në fushën e të drejtave të njeriut, shkencës dhe efiçiencës së energjisë, për dëshirat dhe sfidat në jetë dhe si të tejkalohen ato. Në bashkëbisedim mori pjesë edhe kryetari i Pejës, z. Gazmend Muhaxheri.