Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Miqtë nga Ajova vizitojnë Rotary Club Peja

Një delegacion nga Ajova, SHBA, i udhëhequr nga Gjenerali Timothy Orr, u takua me klubin për të forcuar bashkëpunimin dhe këmbimet e të rinjve.

Miqtë nga Ajova vizitojnë Rotary Club Peja

Rotary Club Peja mirëpriti miqtë nga Ajova, SHBA, për të biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta për një të ardhme më të mirë.

Takimi me Gjeneralin Timothy Orr nga Garda Kombëtare e Ajovës, i cili e kishte vizituar klubin për herë të parë në vitin 2015, zgjoi kujtimet nga takimet e mëhershme; ai falënderoi Dr. Neshad R. Albani për përkushtimin e tij për të zhvilluar edhe më tej miqësinë ndërmjet vendeve tona. Me znj. Kim Heidemann dhe znj. Paula Dierenfeld, kryetare e qytetit Johnston në Ajova, u dakorduam të vazhdojmë këmbimet e të rinjve ndërmjet Kosovës dhe Ajovës, ndërsa takimi me Kolonelin Todd Jacobus i thelloi edhe më tej raportet vëllazërore ndërmjet vendeve tona.

Publikuar fillimisht në Facebook: 7 korrik 2022