Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Distrikti 2485: Shqipëria dhe Kosova të bashkuara në Rotary

Më 2 qershor 2022, Bordi i Rotary International miratoi distriktin e ri që bashkon klubet Rotary të Shqipërisë dhe Kosovës.

Distrikti 2485: Shqipëria dhe Kosova të bashkuara në Rotary

Me vendimin e Bordit të Drejtorëve të Rotary International të datës 2 qershor 2022, u miratua kërkesa e klubeve Rotary nga Shqipëria dhe Kosova për të themeluar Distriktin Shqipfolës, dhe iu caktua numri Distrikti 2485.

Tani distrikti përfaqësohet nga zyrtarët tanë të zgjedhur në strukturat udhëheqëse të Rotary International, dhe ne kemi zërin tonë në strukturat më të larta të Rotary-t.

Falënderim i veçantë shkon për PDG Radu Popescu, Përfaqësues Special i Presidentit të Rotary International për Shqipëri dhe Kosovë; Katerina Kotsali-Papadimitriou, Drejtoreshë në Rotary International, Zona 21; Presidentin e RI Shekhar Mehta; dhe Bordin e Drejtorëve të Rotary International në Evanston, SHBA.

“Bashkohemi në Rotary për të punuar më shumë. Bashkohemi në Rotary për të shërbyer edhe më mirë. Bashkohemi në Rotary për të mos u ndarë kurrë më.” – Dr. Neshad R. Albani

Publikuar fillimisht në Facebook: 6 qershor 2022