Rotary Club Peja dhe Rotary Club Skövde-Billingen nga Suedia financuan së bashku ujin e rrjedhshëm dhe rregullimin e nyjeve sanitare në pesë shkolla në komunat e Pejës dhe Deçanit.
Kur Rotarianët suedezë erdhën në Pejë për të parë rezultatet, panë se shkollat kishin pasur gjendje shumë të ndryshme, por të gjitha kishin pasur problem me nyjet sanitare. Falë Rotary-t, ky problem nuk ekziston më. Drejtorët, mësuesit dhe mbi të gjitha nxënësit i pritën mysafirët me gëzim të madh. Edhe kryetari i Pejës u takua me delegacionin për të falënderuar klubin suedez që e bëri të mundur këtë projekt.
Projekti u financua nga Granti Global i Fondacionit Rotary GG1747756. Një nga shkollat ishte shkolla e mesme “Shaban Spahija” në Pejë, ku një pllakë falënderon të dy klubet.