Në prani të Rotarianëve Pejanë, znj. Barbara Hammel dhe miqve Rotarianë nga Uellsi, Rotary Club Peja pati kënaqësinë e veçantë të pranojë Ed Hammel anëtar nderi.
Ed Hammel, afarist i njohur nga New York, ka kontribuar vazhdimisht në Rotary Club Peja dhe ka përkrahur edukimin e studentëve kosovarë në universitetet më prestigjioze në SHBA.
Ceremonia përfshiu prezantimin nga mentori, dorëzimin e certifikatës së anëtarësimit, vendosjen e pinit Rotary, kompletin “Welcome to Rotary”, falënderimin nga Ed Hammel dhe mirëseardhjen nga anëtarët.
Publikuar fillimisht në Facebook: 14 nëntor 2024