Rotary Club Peja pati kënaqësinë e veçantë të pranojë anëtarë të rinj, për të punuar së bashku me Rotarianët Pejanë në instalimin e kulturës së komunikimit dhe të shërbimit në komunitet: Celina Begolli, profesioniste e dalluar e marketingut nga Gjermania, dhe Arianit Nikçi, jurist i njohur kosovar.
Ceremonia përfshiu prezantimin nga mentori, betimin Rotarian, dorëzimin e certifikatës së anëtarësimit, vendosjen e pinit Rotary, kompletin “Welcome to Rotary” dhe mirëseardhjen nga anëtarët.
Rotary Club Peja mirëpret profesionistë, liderë dhe ekspertë të dalluar të bashkohen me Rotarianët Pejanë për të kontribuar në zhvillimin e qytetit dhe vendit tonë të dashur.
Publikuar fillimisht në Facebook: 15 shtator 2024