Kalo te përmbajtja
← Të gjitha lajmet

Agim Aliçkaj dhe Hafiz Shala pranohen anëtarë nderi

Në takimin e 833-të, klubi mirëpriti si anëtarë nderi dy anëtarë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Agim Aliçkaj dhe Hafiz Shala pranohen anëtarë nderi

Në takimin e 833-të, më 25 gusht 2023, Rotary Club Peja pranoi anëtarë nderi dy veprimtarë të devotshëm të çështjes kombëtare dhe anëtarë të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z. Agim Aliçkaj dhe z. Hafiz Shala, të cilët me punën, përkushtimin dhe lobimin e tyre kanë ndihmuar kauzën tonë për liri dhe pavarësi, duke i shërbyer vullnetarisht kombit gjithë jetën.

Në takim ishte i pranishëm edhe z. Haki Dervishi nga Indio Sunrise Rotary Club në Kaliforni, kontributi i të cilit për çështjen kombëtare dhe për Rotary është jashtëzakonisht i madh. Z. Agim Aliçkaj shpalosi një kontribut më pak të njohur: z. Haki Dervishi ka financuar botimin e librit Rescue in Albania dhe ka bashkëpunuar ngushtë me autorin e tij Harvey Sarner, një libër që ndriçoi rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Dr. Neshad R. Albani e falënderoi për përkrahjen e tij dhe për lobimin e tij dhe të klubit të tij për pranimin e Kosovës në Rotary International në vitin 2005 dhe zyrtarizimin e Rotary Club Peja.

Me mentor z. Haki Dervishi, anëtarët e rinj morën pinin Rotary dhe certifikatën e anëtarësimit, kompletin “Welcome to Rotary”, librin Rotary Basics, broshurën e klubit dhe librin “Bisedat e Frankut mbi Rotary-n”, të përkthyer nga Gjergji Çiçoi i Rotary Club Korça.

Publikuar fillimisht në Facebook: 25 gusht 2023