Dardani është gjenerata e dytë Rotary në familjen e tij: prindërit e tij Neshadi dhe Neba janë ndër Rotarianët e parë në Kosovë dhe themelues të Rotary Club Peja.
Një vit të shkollës së mesme e ka kryer në North Ridgeville, Ohio, ku u shpall Qytetar Nderi për kontributin në komunitet dhe suksesin në shkollim. Mjek me profesion, ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë me sukses të shkëlqyeshëm dhe në afat rekord. Është bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Klinikës Digjitale, e shpallur Klinika më inovative në Evropë nga European Patient Digital Health Awards në vitin 2022, dhe është zgjedhur ndër 50 liderët globalë të shëndetit digjital nga HIMSS.
Gjatë vitit të tij, klubi dha ndihmë emergjente për familjet e goditura nga vërshimet dhe pranoi anëtarë të rinj nderi.
Publikuar fillimisht në Facebook: 23 korrik 2023