Në festën e 20-vjetorit të themelimit të Rotary Club Korça, Rotary Club Peja dhe Rotary Club Korça nënshkruan Marrëveshjen e Binjakëzimit.
Korçën dhe Pejën i bashkon një civilizim i veçantë. Ndër vite, dy klubet kanë krijuar miqësi dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm, duke instaluar në komunitet kulturën e dhënies, filantropisë dhe të komunikimit. Binjakëzimi do t’i afrojë edhe më shumë dy qytetet dhe do të mundësojë këmbimin e përvojave dhe bashkëpunim të ngushtë në projekte.
Rotary Club Peja falënderon Rotarianët Korçarë për një mbrëmje të jashtëzakonshme dhe organizim shembullor të festës.
Publikuar fillimisht në Facebook: 25 tetor 2022